Dy Komisionet e Posaçme, PD: Nuk ka dakordësi, PSD nuk është opozitë

15 Tetor 2025 | 15:36

PD ka bërë me dije se gjatë mbledhjes së sotme të grupit parlamentar nuk është arritur një dakordësi për ngritjen e dy komisioneve të posaçme për Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe asaj territoriale. PD dhe PS nuk ranë dakord në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Mësohet se PD ka kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projekt vendimin për reformën zgjedhore, e cila kërkon t’i imponojë opozitës PSD-në si parti të opozitës.

“Kemi kërkuar ndryshimin e pikës 3 në projekt vendimin për reformën zgjedhore që kërkon t’i imponojë opozitës partinë e Tom Doshit si parti të të opozitës. Ndërsa grupi parlamentar i PS-së e ka specifikuar se ka 8 anëtarë në Komisionin për Reformën Zgjedhore , formulimi vijues është 8 përfaqësues të PS dhe 8 përfaqësues nga partite e tjera parlamentare.

Nga njëra anë bëjnë sikur japin barazinë në Komision mes mazhorancës dhe opozitës nga ana tjetër na diktojnë se kush është opozita. Kemi kërkuar të ruhet formati i formulimit që ka patur çdo komision i reformës zgjedhore, ku përcaktohen përfaqesues të grupeve parlamentare, pra 8 përfaqësues të grupit parlamentar të PS, 6 përfaqësues të grupit parlamentar të PD-së, 1 perfaqësues i grupit parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe një përfaqësues i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë”, tha Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës, duke dënuar me 16 vite burg Mario Përlleshajn për...
12:28 | 15/07/2026

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026