Ankimi i Veliajt, Kushtetuesja thërret Presidentin në seancën e 31 tetorit
Presidenca ka parashtruar në Gjykatën Kushtetuese qëndrimin në lidhje me dekretin që ka pezulluar për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë, në kuadër të gjithë procesit të Erion Veliajt për shkarkimin e tij si kryebashkiak i kryeqytetit.
Seanca në Kushtetuese që do të shqyrtojë shkarkimin nga detyra të Erion Veliajt do të mbahet më datë 31 tetor, dhe Presidenca si palë e interesuar, është ftuar nga Kushtetuesja që të bëhet pjesë e seancës.
“Institucioni i Presidentit të Republikës është njoftuar nga Gjykata Kushtetuese për të marrë pjesë me cilësinë e palës së interesuar në çështjen që shqyrtohet nga kjo gjykatë me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj, shkarkuar me vendimin nr. 539, datë 25.9.2025 të Këshillit të Ministrave.
Gjykata Kushtetuese ka kërkuar nga palët që të parashtrojnë qëndrimin e tyre me shkrim për çështjen deri në datën 16.10.2025.
Institucioni i Presidentit të Republikës e ka dorëzuar arsyetimin juridik ditën e djeshme pranë Gjykatës Kushtetuese i cili rezulton i nxjerrë në media, jo nga Institucioni i Presidentit”, thuhet mes të tjerash në parashtrimin që Presidenca ka çuar në Gjykatë Kushtetuese për seancën e 31 tetorit.
Në 31 tetor Gjykata Kushtetuese mblidhet ne seance plenare publike për të shqyrtuar ankimin e Erion Veliaj per shkarkimin e tij nga Këshilli i Ministrave dhe dekretin e presidentit për mbajtjen e zgjedhjeve të pjesshme vendore në Tiranë.
Pak dite me parë Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e presidentit për zgjedhje vendore në Tirane pasi e gjeti në shkelje të nenit 115 të Kushtetutës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë