Dhuruan 250 milionë dollarë për sallën e ballove, Trump organizoi darkë me donatorët
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump organizoi një darkë të madhe të mërkurën për të falënderuar miliarderët dhe kompanitë e mëdha që dhuruan 250 milionë dollarë për ndërtimin e një salle balloje në Shtëpinë e Bardhë.
Midis të ftuarve ishin përfaqësues të kompanive të teknologjisë si Amazon, Apple, Meta, Google, Microsoft dhe Palantir. Binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss, themelues të platformës Gemini, ishin gjithashtu të pranishëm.
“Disa prej jush kanë qenë shumë, shumë bujarë”, u tha Trump mysafirëve të tij.
“Dua të them, disa prej jush që jeni ulur këtu përpara meje më kanë pyetur: ‘Zotëri, a do të dëshironit 25 milionë dollarë?’ Unë thashë: Do t’i pranoj,” shtoi ai.
Sipas Donald Trump, salla e re e vallëzimit do të financohet plotësisht nga fonde private. Nga kjo shumë, 22 milionë dollarë vijnë nga një marrëveshje që ai bëri me YouTube në shtator pasi kompania pezulloi llogarinë e Donald Trump pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol.
Gjatë mbrëmjes, presidenti hapi perdet e Dhomës Lindore, duke u zbuluar mysafirëve punën që po bëhej për të ndërtuar sallën gjigante të vallëzimit, e cila do të jetë shtesa më e madhe në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se një shekull.
Sipas tij, dhoma do të ketë katër mure me xham të papërshkueshëm nga plumbat, do të jetë në gjendje të akomodojë 1,000 persona, si dhe do të presë ceremonitë e inaugurimit presidencial.
President Trump thanked donors attending a ballroom dinner hosted in the White House’s new ballroom. Many representatives from major companies, including Microsoft, Google, Palantir and other companies, as well as wealthy figures, attended the dinner.
READ MORE TRUMP NEWS:… pic.twitter.com/PIJivWS4z2
— The National Desk (@TND) October 16, 2025
Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona