Kapri: Mbani përgjegjësi për Open Balkan, Vengu: Rama kërkoi pavarësinë në Beograd
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu kanë replikuar me njëri-tjetrin lidhur me Kosovën, çështje e cila ka hapur debat në seancën e sotme në Kuvend.
Kapri u shpreh se kush do të mbajë përgjegjësi për Open Balkan. Sipas tij Shqipëria ka patur disa vite “të ngrohta” me Beogradin pa asnjë përfitim. Ai theksoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se Rama i ka kërkuar që të pranojë ndarjen e Kosovën. Kapri tha se nëse duan që parlamenti t’i dalë në krah Kosovës, duhet minimalisht një rezolutë.
Ministri Vengu u shpreh se Rama ka deklaruar në mes të Beogradit për njohjen e Kosovës. Ai theksoi se kanë punuar dhe kanë ka përfshirë Kosovën në kaudër të zhvillimeve ushtarake. Sipas ministrit parlamenti nuk ka nevojë për leksione patriotizmi por të bashkohen në protestë.
Replikat:
Kapri: Në mënyrë të pazakontë u përmend, Kosova ju ndoshta do bënit mirë ta ndaloni. Nuk mund të ndihet Kosova në këtë moment të vështirë dhe të provokoni opozitën dhe të thuhet dilni në miting.
Tani që e majta ka një kompleks të madh me Kosovën kjo ndihet. Mos u mundoni ta banalizoni. Historia e së majtës nis herët me Kosovën, që me faktin që shteti shqiptar ishte përgjegjës për vrasjen e qindra të rinj në masakrën e Tivarit. Ndaj është e ndershme që ky parlament të bëjë seancën të posaçme dhe nuk mund të trajtohet në një retorikë politike që nuk na bën nder asnjërit.
Pirro Vëngu: Z. Kapri nuk besoj se ju si grup parlamentar mund ta na jepni leksione patriotizmi për Kosovës. Kryeministri ka deklaruar në mes të Beogradit për njohjen e Kosovës. Kjo qeveri ka çuar projekte zhvillimore me Kosovën po sikundër ju keni çuar rrugën e kombit, ne po çojmë hekurudhën e kombit.
Kjo qeveri e ka përfshirë Kosovën në kaudër të zhvillimeve ushtarake. Dhe ky është momenti që ti bashkoheni iniciativës që kemi marr ne bashkë me Kroacinë, që ta fusim Kosovën në mbrojtje rajonale dhe iniciativa ushtarake. Nuk ka leksione patriotizmi. Hajdeni nesër në protestë e të bashkohemi si komb.
Kapri: Kush e mban përgjegjësinë për Open Balkan? Kush e mban përgjegjësinë për vitet e tëra të marrëdhënie të ngrohta me Beogradin pa sjellë asgjë. Kush e mban përgjegjësinë për konfliktin e madh që ka sot me kryeministrin e Kosovës.
Kur në momentin e vështirë të ndërhyrjes në veri të Kosovës, Kryeministri i Shqipërisë ishte kundër. Ka deklarata nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj i cili ka thëne Rama më ka kërkuar ndarjen e Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
- Replikat për Kosovën/ Bido: Berisha tha se UÇK ka bërë gjenocid, Berisha: Shpike
- Berisha në Kuvend: Po shkelmoni mbi gjakun, Rama shërbëtor i Vuçiç
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta