Berisha në Kuvend: Po shkelmoni mbi gjakun, Rama shërbëtor i Vuçiç
Sali Berisha kreu i Partisë Demokratike ka folur këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë.
Berisha u përfshi në debatin për Kosovën duke akuzuar Kryeministrin Edi Rama si shërbëtor të Vuçiç.
“Gjatë periudhës 1998-1999 forcat serbe kryen rreth 100 maskara të evidentuara ndaj popullsisë së saj. Kështu u vranë rreth 1400 fëmijë. Ata që shkelin mbi gjakun, sakrificën e tyre, këtij gjenocidi të tmerrshëm, ata nuk janë shqiptar, por nuk janë njerëz, Ju të tillë nuk mund ta paraqisni veten. Këto janë shifra të rezolutës që parlamentit të Kosovës që ne duhej ta adoptonim menjëherë. Të mos shohësh veten si shqiptar, do të thotë të jesh një qenie pa ndërgjegje. Kjo është jashtë lloj koncepti, po si mund të transformoni gjakun tuaj ju, edhe ju keni në familje tuaj njerëz që kanë luftuar, që kanë rënë për atdhe. A mundet një shqiptar, të shkelmojë mbi këtë gjak, po pse e bëni këtë sepse kreu juaj është një argat i Vuçiç, pse e bëni këtë sepse kreu juaj është shërbëtor i Vuçiç. Vrasja për shkaqe etnike e civilëve është gjenocid. Çfarë ju shtyn të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare. Ku e gjeni forcën ju të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serb po të ishin do të votoja po ta kishin bërë shqiptaret. Edhe maqedonas po të ishin do ta votoja po ta kishim bërë shqiptarë. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar. Ju bëheni bashkautorë në krim me Ramën, ”, tha Berisha.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 15:22 Tentoi të vriste 59-vjeçarin me thikë pas një konflikti në lokal, arrestohet 43-vjeçari në Elbasan
- 15:15 SHBA-të do t’i shesin 1.96 mld usd armatime Arabisë Saudite
- 14:45 Pas sulmeve të SHBA-së në infrastrukturën energjetike, Teherani thirrje qytetarëve: Zvogëloni konsumin e energjisë
- 14:41 Vatër zjarri në fshatin Mifol, zjarrfikësit në vendngjarje për të shuar flakët (VIDEO)
- 14:29 Sulm vdekjeprurës në Odesa, shënjestrimi i cisternave ruse në Detin e Zi bëhet pika qendrore e përshkallëzimit të luftës
- 14:09 Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026