Transaksione më të shpejta e të lira në gjithë BE-në, Shqipëria pjesë e skemës SEPA
Shqipëria, Moldavia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut iu bashkuan Zonës së Vetme të Pagesave në Euro ose SEPA, duke mundësuar transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira në të gjithë BE-në.
Komisioni Evropian njoftoi të enjten se Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Moldavia i janë bashkuar zyrtarisht ekosistemit të transaksioneve financiare të Evropës, SEPA-s, pasi 40 banka në të katër vendet që aspirojnë të anëtarësohen në BE u pranuan në skemë.
Duke iu bashkuar SEPA-s — shkurtim për Zonën e Përbashkët të Pagesave në Euro — katër vendet dhe BE-ja do të kenë qasje në transaksione financiare më të shpejta dhe më të lira, duke kursyer potencialisht deri në 500 milionë euro për individët dhe bizneset, tha ekzekutivi i BE-së.
Këshilli Evropian i Pagesave e mori këtë vendim pasi kuarteti hyri në fushëveprimin gjeografik të SEPA-s midis nëntorit 2024 dhe marsit të këtij viti, tha Komisioni në një deklaratë.
Në fjalimin e saj në Forumin e Investimeve BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë të hënën, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen vlerësoi anëtarësimin e Shqipërisë në SEPA si një shembull konkret të integrimit financiar me BE-në.
“Që nga java e kaluar, kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në BE dhe të marrin para me kosto shumë të ulëta”, tha von der Leyen.
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil