Studim/Vetmia dhe izolimi social rrit rrezikun për fatalitet tek pacientët me kancer

16 Tetor 2025 | 19:49

Vetmia dhe izolimi social mund të ndikojnë ngeativisht tek pacientët që vuajnë nga sëmundjet tumorale, duke i shtyrë ata drejt fatalitetit.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar nga një ekip kërkuesish kanadez, ku thuhej se të qenurit i vetmuar ose i izoluar nga shoqëria lidhet me një rritje prej 34 % të rrezikut për të vdekur nga çdo shkak dhe një rritje prej 11 % të mundësisë për të vdekur nga kanceri.

Studiuesit analizuan të dhëna nga 16 studime të mëparshme, që përfshinin më shumë se 1.6 milionë njerëz me kancer në Kanada, Angli, Finlandë, Francë, Irlandë, Japoni dhe Shtetet e Bashkuara duke dalë në përfundimin se këto dy faktorë mund të ndikojnë në ecurinë e sëmundjes përtej faktorëve tradicionalë biologjikë dhe mjekimit.

Ata thanë se nga ana biologjike, vetmia mund të shkaktojë një reagim ndaj stresit që dëmton sistemin imunitar dhe shkakton inflamacion, duke e përkeqësuar sëmundjen tek pacientët që vuajnë nga sëmundje tumorale.

Kanceri gjithashtu mund të ndikojë negativisht në shëndetin mendor të njerëzve, për shembull nëse ata ndihen sikur të afërmit nuk i kuptojnë çfarë po përjetojnë, ose nëse përjetojnë lodhje dhe mjegull mendore si pasojë e trajtimit.

Kërkime të mëparshme kanë zbuluar se vetmia dhe izolimi social mund të rrisin rrezikun për infarkt, goditje në tru, diabet të tipit 2, demencë, depresion dhe ankth, si dhe sjellje vetëvrasëse.

Në një kohë kur sëmundjet tumorale janë në rritje të vazhdueshme dhe sipas projeksioneve deri në vitin 2050 ato pritet të rriten me 75%, gjetjet e këtij studimi tregojnë se duhet bërë më shumë për të mbështetur mirëqenien mendore të pacientëve me kancer.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026