Abuzoi dhe torturoi për vdekje të miturën, 27-vjeçarja del para drejtësisë në Francë

17 Tetor 2025 | 07:49

Një grua që dyshohet se abuzoi dhe torturoi një vajzë 12-vjeçare përpara se ta linte të mbytej, do të dalë në gjyq për vrasje të premten, në një rast që ka tronditur Francën.

Trupi i Lola Daviet u gjet i futur në një qese plastik që ishte hedhur në rrugë pranë shtëpisë së saj. 27-vjeçarja, Dahbia Benkired akuzohet për vrasjen e një të mituri, përdhunim, torturë dhe një akt barbarie.

Prindërit e Daviet ngritën alarmin kur vajza e tyre nuk mbërriti në shtëpi. Një orë e gjysmë më vonë, Benkired u filmua në korridorin e hyrjes së ndërtesës e rrethuar nga valixhe, përfshirë një bagazh të madh.

Benkired, e cila thuhet se ka dhënë rrëfime konfuze të ngjarjeve, u ekzaminua nga disa psikiatër dhe psikologë, por u gjykua se ishte në gjendje të përballonte gjyqin. Ajo është mbajtur në burgun Fresnes, në jug të Parisit, për tre vitet e fundit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)

Një protestë studentore në Bruksel u shndërrua në të dhunshme të enjten, ndërsa demonstruesit u përleshën me policinë në qendër të qytetit për shkak të...
17:33 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

“Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse

Një koalicion prej nëntë shtetesh anëtare të BE-së, plus Islanda dhe Norvegjia, po rrit presionin për të shtrënguar kushtet e vizave për turistët rusë ndërsa...
17:24 | 04/06/2026