3 javë i zhdukur, policia australiane ndërpret kërkimet, asnjë gjurmë e 4-vjeçarit

17 Tetor 2025 | 10:25

Policia australiane ka ndërprerë kërkimet për 4-vjeçarin, Gus Lamont i cili u zhduk në zonat rurale prej gati tre javësh. Përpjekjet dhe kërkimet nuk arritën të gjenin asnjë gjurmë të fëmijës. Vogëlushi u pa për herë të fundit më 27 shtator duke luajtur jashtë shtëpisë së tij në një fermë të largët delesh pranë Yuntës, rreth 300 km nga Adelaide.

Gjyshja e tij e la vetëm për rreth gjysmë ore përpara se të kuptonte se nipi i saj nuk gjendej askund. Menjëherë janë ngritur  kërkimet më të mëdha tokësore dhe ajrore në historinë e Australisë Jugore.

Policia nuk dyshon për ndonjë veprim të paligjshëm por vijon me hetimet. Javën e kaluar, autoritetet i ndërprenë për pak kohë kërkimet, vetëm për t’i rinisur ato të martën së bashku me 80 personel të Forcave Mbrojtëse Australiane.

“Fakti që Gus është një fëmijë i vogël, terreni është jashtëzakonisht i thyer, i ashpër dhe i nënshtrohet kushteve të ndryshueshme të motit e ka bërë kërkimin të vështirë dhe më sfidues për ata që janë të përfshirë”, tha policia.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026