“Më quajti prostitutë”, Meloni reagon ashpër ndaj kryesindikalistit
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër në rrjetet sociale ndaj sekretarit të përgjithshëm të sindikatës CGIL, Maurizio Landini, pasi ky i fundit e ka quajtur “konkubinë” gjatë një interviste televizive.
“Nëse dikush nuk e di kuptimin më të zakonshëm të fjalës ‘cortigiana’, po e ndaj unë: do të thotë prostitutë. Landini, i verbuar nga një mllef që mund ta kuptoj, më quan kështu në publik. Kjo është e majta që na bëri moral për dekada për respektin ndaj grave – dhe që sot më fyen për mungesë argumentesh”, shkruan Meloni në postimin e saj.
Në reagimin e saj, kryeministrja shton se publikoi edhe përkufizimin zyrtar të fjalës në fjalor: “Grua me zakone të lira; prostitutë”.
Landini reagoi duke mohuar se përdori një gjuhë seksiste ndaj kryeministres.
“Nuk ka asnjë fyerje dhe as mllef personal. Në atë intervistë 10-minutëshe, e cila mund të rishikohet nga kushdo, e sqarova menjëherë se me atë fjalë i referohesha qëndrimit politik të Melonit. Thashë se ka ndjekur Trumpin, ka qenë pranë tij, si një lloj portaborse. Ishte një gjykim politik, jo personal”, shprehet ai në një deklaratë për shtyp”, u shpreh ai.
Giorgia Meloni: Nuk kam qenë e nënshtruar dje dhe as antiamerikane sot
BE dhe Kina bien dakord, nisin bisedimet tremujore mbi deficitin tregtar prej 360 miliardë eurosh
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht