Forumi Shqipëri-Turqi/ Rama: Jemi ishull mundësish, partneritet që forcohet çdo ditë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video-mesazh këtë të premte me rastin e nisjes së Forumit të Investimeve Shqipëri–Turqi 2025.
Kreu i qeverisë u shpreh se Shqipëria është sot porta më e afërt e Turqisë drejt Bashkimit Europian, ndërsa shtoi se është një partner i qëndrueshëm në siguri, në energji, në turizëm dhe në teknologji.
Ai tha se dy vendet janë të lidhura me një aleancë strategjike. Ndërsa e cilësoi si vëllazërore marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Turqisë dhe se dy vendet flasin me gjuhën e punës dhe rezultatit.
“Shqipëria sot është një vend i hapur, një ishull i bukur mundësish, një ishull ku mund të shumëfishosh investimin tënd dhe jo në shumë, në pak vite. Me taksa fare të ulëta, me energji të gjelbër, me një turizëm në rritje, me teknologji që zhvillohet përditë dhe me një treg që e pret krahëhapur sipërmarrjen turke. Qeveria shqiptare, më shumë se sa një qeveri mike, e një vendi mik, është një partnere strategjike i një vendi të lidhur në një aleancë strategjike me Turqinë. Sot, kemi shkuar shumë përtej. Nga 250 milionë euro, në mbi 1 miliardë vetëm në 9 muajt e parë të këtij viti. Nga 300 sipërmarrje me kapital turk, në mbi 1 mijë sot. Nga disa qindra punonjës, në 15 mijë të tillë, që punojnë në sipërmarrjet turke në vendin tonë. Vetëm këtë vit, 300 mijë turistë nga Turqia zgjodhën Shqipërinë, kjo është e jashtëzakonshme, po të mendosh se jo shumë vite më parë, ata numëroheshin me gishtat e dorës”, është shprehur Rama.
Më tej ai theksoi se është tejkaluar objektivi i vënë për shkëmbimet tregtare mes vendeve dhe se ura që sot lidh Stambollin me Tiranën është më e fortë se kurrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.