VIDEO/ Më pak se dy orë nga nisja e tubimit, sheshi “Skënderbej” vishet kuq e zi
Tanimë kanë arritur protestuesit e parë në sheshin “Skënderbej”, në Tiranë, aty ku në orën 17:00, është paralajmëruar të nis protesta “Drejtësi për çlirimtarët”.
Aty kanë nisur edhe përgatitjet nga ku do të mbahen fjalimet për protestën në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sheshi ka filluar nga tani të mbushet me qytetarë nga Kosova të cilët po mbajnë në duar flamujtë kuq e zi dhe simbole të UÇK-së.
Mësohet se gjatë protestës, fjalimet do të mbahen nga kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ish-udhëheqësi i UÇK-së, Ali Ahmeti dhe një përfaqësues i familjeve të dëshmorëve.
Protesta në Tiranë organizohet nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK). Gjatë ditës së djeshme në konferencë për media kanë njoftuar se nga Kosova do të nisen mbi 60 autobusë.
Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje
- 18:20 Eksperti: Vuçiç për disa javë do japë dorëheqjen si president
- 18:16 Humbja në Botëror ndez revoltën, tifozët kërkojnë largimin e trajnerit të Koresë së Jugut
- 18:12 Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë
- 18:09 Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese
- 18:03 Zyrtari amerikan: Dronët iranianë nuk i arritën objektivat e tyre
- 17:58 Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje