Protesta në Tiranë, Presidenti Begaj: UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës

17 Tetor 2025 | 17:44

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka shprehur sot mbështetjen e tij për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, duke e cilësuar atë si themelin e lirisë së shtetit të Kosovës dhe krenari të historisë kombëtare shqiptare.

“UÇK-ja është themeli i lirisë së Kosovës. Ajo është krenari e historisë sonë kombëtare. Askush nuk mund të zhbëjë këtë trashëgimi trimërie, sakrifice e heroizmi”, shkroi Presidenti Begaj në një postim në rrjetin social Facebook, të shoqëruar me fotografi nga protesta masive e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të ish-luftëtarëve të UÇK-së.

Qindra qytetarë, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve u mblodhën sot në sheshin “Skënderbej”, me flamuj kombëtarë dhe pankarta që kërkonin “Drejtësi për çlirimtarët”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026