Dhunuan oficerët e BKH në Fier, çohen për gjykim të afërmit e Agron Kapllanajt

18 Tetor 2025 | 10:05

Prokuroria e Fierit dërgoi për gjykim shtetasit Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku, të afërm të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj pasi 6 muaj më parë dhunuan disa agjentë të BKH.

Ledjan Kapllanaj, Klaudio Kapllanaj dhe Gerald Kollçaku akuzohen për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

“Në përfundim të hetimeve të kryera në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u arrit të provohet se, më datë 15.04.2025, punonjësit e policisë pranë Forcës Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, sëbashku me oficer të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar në qytetin e Fierit të planizuar me shërbim, me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore.

Gjatë ditës sipas dinamikës kanë lëvizur në vende të ndryshme në qytetin e Fierit. Po në këtë datë, punonjësit e policisë janë ndjekur dhe më pas ndaluar nga të pandehurit, ku pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie, të pandehurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me veprimeve aktive kanë ushtruar dhunë fizike ndaj oficerëve të policisë, për shkak të ushtrimit të detyrës së ligjshme të tyre”, bëri me dije Prokuroria.

Në lidhje me ngjarjen e mësipërme, të pandehurit janë arrestuar në flagrancë dhe janë hetuar me masë sigurimi “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026