Portugalia miraton projktligjin që ndalon mbulimin e fytyrës me mbulesa fetare
Portugalia ka miratuar një projektligj për të ndaluar përdorimin e mbulesave fetare që synojnë mbulimin e fytyrës për “motive gjinore ose fetare” në shumicën e hapësirave publike, i cili u propozua nga partia e ekstremit të djathtë Chega dhe synon burkat dhe nikabët e veshur nga gratë myslimane.
Sipas projektligjit, të miratuar nga parlamenti të premten, gjobat e propozuara për mbajtjen e shamisë në publik do të variojnë nga 200 deri në 4,000 euro (234-4,670 dollarë). Detyrimi i dikujt për të mbajtur një të tillë do të dënohet me burgim deri në tre vjet.
Mbulimi i fytyrës do të lejohet vetëm në avionë dhe ambiente diplomatike.
Sipas raportimeve të mediave lokale, projektligji tani do të diskutohet në komisionin parlamentar për Çështjet Kushtetuese, të Drejtat, Liritë dhe Garancitë, një organ përgjegjës për shqyrtimin e legjislacionit që lidhet me çështjet kushtetuese.
Nëse miratohet ligji, ai do ta vendos Portugalinë së bashku me vendet evropiane, përfshirë Francën, Austrinë, Belgjikën dhe Holandën, në ndalime pjeshsëm të këtyre shamive.
Gjatë seancës parlamentare të së premtes, kreu i Chega-s, Andre Ventura, u përball me disa ligjvënëse femra nga partitë e krahut të majtë, të cilat e kundërshtuan projektligjin, por ai u miratua me mbështetjen e koalicionit të qendrës së djathtë.
“Sot po i mbrojmë anëtaret femra të parlamentit, vajzat tuaja, vajzat tona, nga detyrimi për të përdorur burka në këtë vend një ditë”, tha Ventura.
Vetëm një pakicë e vogël e grave myslimane në Evropë mbulojnë fytyrat e tyre, dhe në Portugali mbulesa të tilla janë shumë të rralla. Por mbulesat që mbulojnë të gjithë fytyrën, të tilla si nikabët dhe burkat, janë bërë një çështje polarizuese në të gjithë Evropën, me disa që argumentojnë se ato simbolizojnë diskriminim gjinor ose mund të përfaqësojnë një kërcënim për sigurinë dhe duhet të ndalohen me ligj, shkruan Aljazeera.
LEXONI GJITHASHTU:
Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta