Tiranë/ Shpërndanin lëndë narkotike në formë xhelatine, arrestohen 2 persona
Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të shtunë 2 shtetas që shpërndanin lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine, në një lagje të rrugës “Xhanfize Keko”.
Në kuadër të operacionit të koduar “STOP”, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Denis Brakaj (Krasniqi)., 35 vjeç, dhe Elker Xibraku, 30 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Sipas raportimeve, nga kontrolli i ambientit ku u konstatuan dy shtetasit, policia gjeti dhe sekuestroi 8 pako lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë xhelatine. Më tej, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit Brakaj (Krasniqi)., u gjetën dhe sekuestruan rreth 802 gramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis, si dhe 3 armë të ftohta, thika.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë
- 00:05 Gjermania mund me vështirësi Bregun e Fildishtë në minutat shtesë
- 23:58 Protestuesit qëndrojnë në shesh, pritet ta gdhijnë para Kryeministrisë. Marshime edhe në rrugët e Tiranës
- 23:45 Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO)
- 23:30 Vance niset drejt Zvicrës, zbulon prioritetet kryesore për negociatat me Iranin
- 23:21 Rama të hënën vizitë në Paris, Euronews Albania zbulon detaje nga agjenda
- 23:06 Çepani: Shqipëria do jetë ndryshe pas kësaj proteste, gjithçka do ndryshojë