Promovohet në Elbasan romani “Shtëpia me dy çati” i shkrimtarit Rezart Palluqi
Në Bibliotekën Publike “Qemal Baholli” në Elbasan u promovua romani “Shtëpia me dy çati”, i autorit elbasanas me banim në Holandë, Rezart Palluqi.
Vepra trajton drama të thella njerëzore e historike, duke ndërthurur në një rrëfim të vetëm fatet e dy popujve, grekëve të dëbuar nga Azia e Vogël dhe shqiptarëve të Çamërisë.
“Deri më sot popull Çam është ai që e mbart mbi kurriz dramën çame, mirëpo ky nuk është problem i Shqipërisë, ky është problem i Greqisë. Është Greqia ajo që duhet ta zgjidhë këtë problem. Duke qenë se unë jam rritur në Greqi, kam konstatuar edhe dramën e 2 milionë grekëve të dëbuar nga Azia e Vogël. Aty më lindi ideja e këtij libri, i cili ndërthur dy genocidet – atë të grekëve të dëbuar nga Azia e Vogël dhe genocidin çam. Kryepersonazhi është një intelektual grek që lufton për këto çështje, dhe pikërisht për këtë arsye ai persekutohet dhe burgoset”, thotë shkrimtari Rezart Palluqi.
Në analizën e veprës, studiuesi Verjon Fasho vlerësoi mënyrën se si autori përzien realitetin me metaforën, duke e kthyer romanin në një reflektim mbi shpirtin e njeriut modern.
“Është një vepër që përzien dramën njerëzore me reflektimin filozofik, ironinë me dhimbjen dhe realen me metaforën. Është historia e një njeriu që, duke synuar të ngrejë një çati mbi atë ekzistuese, zbulon jo vetëm ndarjet e botës përreth, por edhe ndjesitë më të thella të shpirtit të vet. ‘Shtëpia me dy çati’ nuk është thjesht një ndërtese fizike, por një metaforë e qenies së ndarë të njeriut modern që jeton mes besimit dhe dyshimit”, shprehet Fasho.
Në aktivitet morën pjesë lexues, miq dhe dashamirës të librit, të cilët ndoqën me interes diskutimin mbi këtë roman që sjell një perspektivë të re mbi historinë dhe përvojën njerëzore.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta