Polici i Komisariatit Nr. 5 u konfliktua në një lokal, merret në hetim nga AMP
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në Rajonin Tiranë ka referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë materialet proceduriale në ngarkim të punonjësit të policisë Eljo Hasa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 5, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Kanosja” dhe “Shpërdorim i detyrës”.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se mbrëmjen e djeshme, zoti Hasa është përfshirë në një konflikt fizik me disa persona në ambientet e një lokali në Tiranë. Konflikti ka nisur për motive të dobëta dhe më pas, sipas hetimeve, punonjësi i policisë ka kanosur me armën e shërbimit personat me të cilët ishte në konflikt.
Në përputhje me kompetencat, Agjencia ka nisur hetim disiplinor‑administrativ ndaj punonjësit të policisë dhe ka paralajmëruar vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe të rrethanave të saj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç: Në kampin për stërvitje luftarake në Serbi ishin edhe 3 shtetas rusë
- Gjyqtaret shqiptare do të drejtojnë sfidën e UEFA Women’s Champions League
Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
Rama në ceremoninë e diplomimit të oficerëve të rinj: Deri në 2030 pagat e FA-së sa mesatarja e NATO-s
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 12:08 Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç
- 11:58 Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)
- 11:53 Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë
- 11:50 Protestuesi ndihet keq, humbet ndjenjat në mes të turmës! Mbërrin ambulanca
- 11:46 Kuvendi e miraton, më 30 korrik seanca e ardhshme plenare
- 11:25 Refuzohet kërkesa e PD për reformën territoriale, Berisha: Raporti juaj është i paligjshëm