Farage: Putin një djalë i keq, rrëzoni avionët rus që hyjnë në hapësirën e NATO

18 Tetor 2025 | 18:05

Nigel Farage, lideri i partisë konservatore “Reform UK”, ka ashpërsuar tonet ndaj presidentit rus Vladimir Putin, duke e përshkruar atë si një “djalë shumë të keq”. Në një intervistë për Bloomberg, Farage shprehu zhgënjimin që Putin nuk ka ndalur ende luftën në Ukrainë, ndërsa theksoi se kishte shpresuar për një zgjidhje përmes ndërhyrjes së Donald Trump.

“Padyshim, Putini është një djalë shumë i keq,” deklaroi Farage.

“Shpresoja vërtet që Trump do ta nënshtronte Putinin, që të arrihej një lloj kompromisi, si ai që u arrit së fundmi me Gazën dhe Izraelin. Është e qartë se kjo nuk do të ndodhë”, shtoi ai.

Për shkak të qëndrimeve të mëparshme mbi Rusinë, Farage është përballur me kritika të ashpra nga kundërshtarët politikë në Britani. Kujtohet se gjatë fushatës zgjedhore të një viti më parë, ai kishte deklaruar se Perëndimi e kishte provokuar pushtimin rus të Ukrainës përmes zgjerimit të NATO-s drejt lindjes.

Në të njëjtën intervistë, Farage kundërshtoi akuzat për dobësi në politikën e jashtme, duke thënë: “Është e qartë se Putini nuk është një person racional. Ideja se unë jam i dobët në këtë çështje është thjesht absurditet”.

Ai gjithashtu shprehu mbështetjen për përdorimin e aseteve të ngrira ruse në financimin e përpjekjeve të Ukrainës dhe kërkoi që NATO të rrëzojë avionët rusë që hyjnë në hapësirën ajrore të aleancës. Megjithatë, Farage u shfaq i rezervuar sa i përket idesë për dërgimin e trupave britanike për ruajtjen e një armëpushimi në Ukrainë, siç ka propozuar kryeministri Keir Starmer me planin për një “koalicion të të vullnetshmëve”.

Ndërkohë, mbështetja për Farage dhe partinë e tij po rritet në sondazhe, teksa ai përpiqet të sfidojë dominimin e dy partive tradicionale në politikën britanike.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5 

Avionët luftarakë Rafale të Francës do t’i shtohen së shpejti flotës së Forcave Ajrore të Ukrainës, shkroi ambasadori francez në Suedi, Thierry Carlier, në X....
16:57 | 04/06/2026

Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)

Disa anëtarë të stafit u plagosën kur ingranazhi i hundës së një avioni i linjës 787 u rrëzua papritur në një portë në aeroportin e...
16:28 | 04/06/2026

Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare

Autorja, regjisorja, ilustratorja dhe aktivistja franko-iraniane Marjane Satrapi, e njohur për serinë e saj të romaneve grafike dhe filmin Persepolis, ka vdekur në moshën 56...
16:14 | 04/06/2026