Dhuruan 250 milionë dollarë për sallën e ballove, Trump organizoi darkë me donatorët

16 Tetor 2025 | 08:14

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump organizoi një darkë të madhe të mërkurën për të falënderuar miliarderët dhe kompanitë e mëdha që dhuruan 250 milionë dollarë për ndërtimin e një salle balloje në Shtëpinë e Bardhë.

Midis të ftuarve ishin përfaqësues të kompanive të teknologjisë si Amazon, Apple, Meta, Google, Microsoft dhe Palantir. Binjakët Cameron dhe Tyler Winklevoss, themelues të platformës Gemini, ishin gjithashtu të pranishëm.

“Disa prej jush kanë qenë shumë, shumë bujarë”, u tha Trump mysafirëve të tij.

“Dua të them, disa prej jush që jeni ulur këtu përpara meje më kanë pyetur: ‘Zotëri, a do të dëshironit 25 milionë dollarë?’ Unë thashë: Do t’i pranoj,” shtoi ai.

Sipas Donald Trump, salla e re e vallëzimit do të financohet plotësisht nga fonde private. Nga kjo shumë, 22 milionë dollarë vijnë nga një marrëveshje që ai bëri me YouTube në shtator pasi kompania pezulloi llogarinë e Donald Trump pas sulmit të 6 janarit 2021 në Kapitol.

Gjatë mbrëmjes, presidenti hapi perdet e Dhomës Lindore, duke u zbuluar mysafirëve punën që po bëhej për të ndërtuar sallën gjigante të vallëzimit, e cila do të jetë shtesa më e madhe në Shtëpinë e Bardhë në më shumë se një shekull.

Sipas tij, dhoma do të ketë katër mure me xham të papërshkueshëm nga plumbat, do të jetë në gjendje të akomodojë 1,000 persona, si dhe do të presë ceremonitë e inaugurimit presidencial.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një tërmet i fortë godet Japoninë, sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë paraprake prej 6.1 gradësh në shkallën Rihter goditi pjesën verilindore të Japonisë herët këtë mëngjes, por nuk u shpall kërcënim për...
09:28 | 28/06/2026

Momenti kur 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat, 3 ditë pas tërmeteve vdekjeprurëse në Venezuelë

Një nga momentet më prekëse pas tërmeteve vdekjeprurëse që goditën  Venezuelën ndodhi në Carabayeda, ku një djalë 11-vjeçar u nxor i gjallë nga rrënojat, tre ditë pas...
09:02 | 28/06/2026

Ministri izraelit i Financave: Ushtria po thellon shkatërrimin e infrastrukturës në Liban

Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich ka mbrojtur marrëveshjen e qeverisë me Libanin, duke thënë se ushtria izraelite kontrollon një rrip sigurie në Liban dhe...
22:53 | 27/06/2026