FMN: Kursi i këmbimit duhet i lirë, luhatjet i vendos tregu

19 Tetor 2025 | 16:12

Rënia e fortë e euros dhe monedhave të tjera në kursin e këmbimit, nuk duhet ta detyrojë Bankën Qendrore dhe Qeverinë për të marrë kundërmasa. Më këtë qasje, Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkon që Shqipëria të mbajë të lirë kursin e këmbimit.

Washington, përfaqësues të FMN-së, i kanë kërkuar Guvernatorit dhe Ministrit të Financave, që të lejojnë zhvillimet ekonomike dhe lënë vetë tregun që të vendosë mbi ecurinë e kursit.

Për ta, kursi i lirë i këmbimit ka ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik dhe në stabilitetit të çmimeve.

“Kursi duhet të lejohet të përshtatet e të jetë fleksibël ndaj zhvillimeve të tregut, ndërsa ndërhyrjet e bankës qendrore duhet të mbeten një mjet në funksion të përmbushjes së mandatit primar, atij të stabilitetit të çmimeve, dhe për të zbutur luhatjet që burojnë nga faktorë spekulativë”.

Guvernatori vuri në dukje se politikat makroekonomike të ndërmarra në vend kanë qenë të kujdesshme dhe të koordinuara ndërsa politika fiskale ka vijuar të jetë e konsoliduar, duke zvogëluar borxhin publik.

Ai shtoi se investimet dhe konsumi privat mbetën motorët kryesorë të rritjes, në veçanti sektori i shërbimeve dhe turizmi kontribuuan pozitivisht.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë

Shqipëria, me një normë papunësie prej 8.4%, renditet ndër vendet me tregun më të vështirë të punës në Europë. Ky nivel e vendos vendin mbi...
17:40 | 24/07/2026

Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë

Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka publikuar këtë të enjte propozimet e përzgjedhura për dizajnin e serisë së ardhshme të kartëmonedhave euro dhe ka hapur një...
22:33 | 23/07/2026

Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla

Qeveria ka miratuar skemën e re të garancisë sovrane, me një fond prej 5 miliardë lekësh, për të mbështetur fermerët dhe ndërmarrjet mikro, të vogla...
17:09 | 22/07/2026