Rrëzohet në humnerë bariu në Tepelenë, nxirret nga forcat e emergjencës

19 Tetor 2025 | 20:29

Një bari në zonën e Tepelenës është rrëzuar në humnerë ndërsa kulloste tufën e bagëtive. Bariu, banor i fshatit Dragot ishte duke kullotur tufën e bagëtive në malin e Shën Dëllisë kur ka rrëshkitur në një hon të thepisur. Pas njoftimit për zhdukjen e tij kanë nisur kërkimet, të cilat zgjatën për rreth 5 orë.

Strukturat e emergjencës dhe banorë të zonës të Dragotit dhe Beçishtit kanë zhvilluar kërkime intesive për gjetjen e bariut. Në kushtet e terrenit të vështirë dhe malor është bërë lokalizimi i vendit ku ndodhej dhe nxjerrja nga humnera ku kishte rrëshkitur.

Bariu ka marrë lëndime në disa pjesë të trupit dhe tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve të spitalit të Gjirokastrës jashtë rrezikut për jetën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026