Hetimet për bombën në makinën gazetarit italian, Ranucci: Mund të jenë shqiptarët

19 Tetor 2025 | 21:22

Gazetari i Rai-t, Sigfrido Ranucci pak ditë më parë ishte shënjestër e një antentati i cili kaloi pa dëmë në njerëz. Mjetit të tij iu vendos një bombë e cila solli vetëm dëme materiale. Dyshimet lidhur me këtë ngjarje shkojnë edhe ndaj shqiptarëve të cilët operojnë në zonë me trafikun e drogës dhe tifozët ultra të Interit.

“Pranë shtëpisë sime ka një pyll ku shitet drogë dhe ky territor për vite me radhë ka qenë, dhe pjesërisht mbetet, zonë ndikimi e trafikantëve shqiptarë,” tha Ranucci, i cili ka kryer hetime të për emigrantët, Shqipërinë dhe trafikun e narkotikëve.

Gazetari gjithashtu kujton vrasjen e shqiptarit Selavdi Shehajt, i njohur si Simone apo Passerotto. Ai u ekzekutua në plazhin e Torvaianikës në vitin 2020. Një krim i lidhur me vrasjen e Diabolikut, ish-liderit të “Irriducibili” të Lazios, të lidhur me ultrasit e Interit.

“Pas atij hetimi ku trajtuam interesat e narkotrafikantëve shqiptarë dhe lidhjet e tyre me kartelin meksikan të Sinaloas, mora disa mesazhe, në orën 5:30 të mëngjesit, nga një avokat që më tha se kishte marrë urdhër nga karteli për të zhvilluar një fushatë shpifjeje e diversion kundër meje. E denoncova menjëherë. Avokati u thirr nga prokuroria, por pa rezultat”, tha ai.

Ai kujton edhe tema të tjera të hetimeve të tij: masakrat e shtetit, terrorizmin e djathtë, kërcënimet e krimit të organizuar që mund të jenë arsyet e sulmit. Një mesazh anonim me adresë të fshehtë i kishte shkruar: “Nëse flet përsëri për Moron, do të të vrasim.”

Në burg, dëshmitarë të mbrojtur të mafias dhe të “Ndranghetës” kanë treguar se kanë marrë urdhra për vrasjen e tij. Report ka zbuluar marrëveshjet e paligjshme të tifozëve të dhunshëm të Interit të lidhur me njerëzit e Piscitelli-t.

Ai ka marrë kërcënime për punën e bërë deri më tani dhe për raportet televizive që janë ende në proces, transmetimi i të cilave po pengohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori i 7 rasteve të vjedhjes, vihet në pranga 29-vjeçari në Durrës

Një 29-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi akuzohet për veprën penale të vjedhjes. Sipas njoftimit të Policisë, në pranga ka rënë...
13:39 | 23/07/2026

Spiropali-Berishës: A do ta çlirosh opozitën? Replikon kryedemokrati: Elisa, pëllumbesha në botën e çudirave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka replikuar në Kuvend me deputeten socialiste Elisa Spiropali e cila i bëri pyetje se nësë është gati të...
13:37 | 23/07/2026

Ngjarje e rëndë në Orikum! Humb jetën 75-vjeçari, dyshohet se pësoi infarkt pasi doli nga deti

Një ngjarje tragjike është shënuar paraditen e kësaj të enjteje në plazhin e Orikumit, ku një turist shqiptar, rreth 75 vjeç, ka humbur jetën pasi...
13:04 | 23/07/2026