Liderët evropianë pranë marrëveshjes për përdorimin e aseteve ruse për Ukrainën

20 Tetor 2025 | 08:58

Udhëheqësit evropianë, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, janë afër një propozim për t’i dhënë Ukrainës një hua prej 140 miliardë eurosh, 159 miliardë paund, të siguruara nga depozitat e ngrira të bankës qendrore ruse, të cilat mund të miratohet deri në fund të vitit.

Propozimet nga Komisioni Evropian u diskutuan në një takim të ministrave të financave të G7 në Uashington javën e kaluar dhe do të diskutohet gjithashtu në një samit të liderëve të BE-së këtë të enjten në Bruksel.

Radosław Sikorski, ministri i jashtëm i Polonisë, tha javën e kaluar se besonte se “çështja e përdorimit të aseteve të ngrira ruse po shkon drejt një zgjidhjeje të mirë”.

Ai tha se një marrëveshje ishte e arritshme deri në fund të vitit: “Është shumë e thjeshtë, ose do të përdorim paratë e agresorit ose do të na duhet të përdorim paratë tona. Mos më pyetni se cilën preferoj”, u shpreh Sikorski.

Sipas planit, të hartuar në një dokument dyfaqësh nga Komisioni Europian muajin e kaluar, BE-ja do t’i jap Ukrainës një kredi pa interes prej 140 miliardë eurosh, bazuar në asetet e ngrira ruse të mbajtura në agjencinë financiare, Euroclear.

Kredia do të jepet mbi bazën që Rusia do të përdorë asetet e ngrira për të mbuluar dëmshpërblimet kur të përfundojë konflikti. “Ajo që po propozojmë nuk është konfiskim”, u tha gazetarëve një zyrtar i lartë i BE-së.

Gjithashtu, një pjesë e planit është që vendet e G7 do të bashkohen për të garantuar borxhet, kryesisht me Belgjikën, ku mbahet pjesa më e madhe e parave të bankës qendrore ruse.

Mbretëria e Bashkuar pritet të japë një kontribut në këtë aspekt të skemës, pavarësisht se mban pak asete të ngrira ruse. Negociatat po vazhdojnë mbi kontributet e secilit vend të G7, duke përfshirë edhe SHBA-të.

Pjesëmarrja amerikane është më pak e sigurt, krahasuar me vendet e tjera, por SHBA-të gjithashtu zotërojnë vetëm një sasi të aseteve bankare ruse, rreth 7 miliardë dollarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026