Parashikimi i motit: Javë me mot të qëndrueshëm, reshje kalimtare të mërkurën
Meteorologu Akil Osmani, në lidhje të drejtpërdrejtë për Euronews Albania, foli për parashikimin e motit, ku theksoi se pjesa më e madhe e ditëve këtë javë do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm.
Sipas tij, në pjesën më të madhe të kësaj jave do të kemi ditë të gjata me diell, por duke nisur që nga dita e martë do të kemi shpeshtim të vranësirave, kryesisht në orët e vona të natës dhe gjatë ditës së mërkurë.
“Ditën e mërkurë, vranësirat do të gjenerojnë reshje shiu, kryesisht në zonat veriore dhe në skajin jugor, ku në zonat e izoluara do të kemi reshje afatshkurtra, ndërsa në zonat qendrore dhe në ultësirën perëndimore do të të kemi momente të pakta shiu. Ndërkohë, dita e enjte do të sjellë përmirësim të kushteve të motit, por edhe dita e premte, në pjesën më të madhe të ditës, do të jetë me diell”, u shpreh Osmani.
Fundjava pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira, të cilat herë pas here do të sjellin reshje, kryesisht gjatë pjesës së dytë të ditës, në gjysmën e territorit shqiptar dhe në veri, duke bërë që të kemi reshje të izoluara shiu.
Temperaturat sot dhe nesër do të jenë të larta, të cilat do të arrijnë 22 gradë Celsius, ndërsa në ditën e mërkurë do të kemi një rënie të temperaturave të ajrit. Ndërsa, dita e enjte dhe në vijim do të sjellë sërish rritje graduale të temperaturave në 26-27 gradë Celsius.
“Përsa i përket rajonit, do të ketë një përmirësim të kushteve të motit edhe për Kosovën edhe për Maqedoninë e Veriut. Mesjava do të jetë ajo që do t’i bëjë më të dukshme vranësirat, ku ditën e mërkurë do të kemi reshje në Kosovë, më të dukshme në zonat perëndimore. Ndërsa në Maqedoninë e Veriut, reshjet do të jenë më shumë në zonat jugperëndimore. Por duke nisur nga dita e enjte deri në fundjavë do të ketë përmirësim të kushteve të motit. Do të ketë rritje të temperaturës së ajrit në rajonin e Kosovës, ku pjesa e dytë e javës temperaturat do të jenë 23-24 gradë Celsius”, tha Osmani.
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në