Zelensky: Ukraina dhe SHBA po përgatisin kontratë për 25 sisteme mbrojtëse Patriot
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha këtë të hënë se vendi i tij dhe SHBA-të po përgatisin një kontratë për furnizimin e Kievit me 25 sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot.
Në një kominikim për mediat, Zelensky tha se Kievi ka krijuar kontakte me kompanitë e mbrojtjes, me autoritetet amerikane.
“Po përgatisim një kontratë për 25 sisteme Patriot. Besoj se kjo është një histori shumë e mirë, jo e lehtë, por afatgjatë”, tha Zelensky, duke vënë në dukje se kërkesa u bë nga Forcat Ajrore të Ukrainës.
Zelensky theksoi gjithashtu se ka vendet të tjera që kanë lidhur kontratatë më parë me prodhuesit e Patriot.
“Shtëpia e Bardhë mund ta ndryshojë radhën nëse ka vullnet politik. Ne e kuptojmë se cilat vende evropiane mund të na japin përparësi në radhë. Ka më shumë miirztim për këtë çështje, po punojmë tani për të marrë zgjidhjet e nevojshme”, theksoi Zelensky.
Lidhur me çështjen e dërgesave të mundshme të raketave Tomahawk me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë nga SHBA-të, Zelensky tha se beson që homologu i tij rus Vladimir Putin i telefonoi Presidentit të SHBA-së Donald Trump të enjten e kaluar për shkak të retorikës së tij mbi këtë çështje.
Ai argumentoi se qëndrimi i Rusisë për tërheqjen e Ukrainës nga rajoni i Donbasit nuk ka ndryshuar, duke shtuar se dhe qëndrimi i Kievit në këtë drejtim nuk ka ndryshuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje