Kodi i ri Penal, Bogdani: Kërkon një ekspertizë të gjerë dhe të analizohet në detaje

20 Tetor 2025 | 17:33

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani teksa po prezantonte raportin për vitin 2024 në Kuvend ka folur edhe lidhur me draftin e Kodit të ri Penal. Bogdani u shpreh KLP ende nuk ka një qëndrim të qartë teksa shtoi se duhen analizuar detajet.

“Ky ka qenë një proces tërësisht i iniciuar nga Ministria e Drejtësisë. Kemi pritur të kemi një material të cilin mund ta gjykojmë.

Kemi pasur një diskutim informal për qëndrimin që ne si Këshill mund të mbajmë, për qasjen pro apo kundër kodit apo seksioneve të veçanta të tij, sepse duhet një punë e jashtëzakonshme për të analizuar të gjitha ato nene, për të parë direktivat e Bashkimit Europian dhe se si përjashtohen.

Kërkon një ekspertizë të gjerë në kohë dhe burime njerëzore që Këshilli për momentin nuk i ka. Ka nevojë për një vlerësim dhe vendimmarrje për t’u analizuar në detaje”, tha Bogdani.

Ajo u shpreh se KLP nuk ka fuqinë ligjore për të marrë vendime dhe masa për sigurisë në prokuroritë e vendit. Bogdani shtoi se në mbledhjen e përbashkët që do të zhvillohet me Këshillin e Lartë Gjyqësor i cili do të mbahet në dhjetor, do të adresohet kjo problematikë.

“Diskutimi i përbashkët midis KLP dhe KLGJ në dhjetor do të adresojë dhe çështjen e sigurisë. Ndoshta është momenti që këshillat dhe të gjitha institucionet e drejtësisë të bashkëpunojnë dhe të dalin me një plan masash”, shtoi mes të tjerave ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026