Importi i kafes shënon rekord këtë vit, mbi 7000 tonë deri në shtator
Deri në shtator, ne vendin tonë janë importuar 7027 ton kafe, sasia më e lartë e regjistruar 5 vitet e fundit. Rritja e kërkese ketë vit lidhet me pranine e turisteve dhe zakonin e banoreve vendas per te konsumuar deri 2-3 filxhanë kafe në ditë.
Në Shqipëri, importohet çdo vit rreth 8500 tonë kafe në vit. Të paktën, kjo është sasia mesatare që ka hyrë në vendin tonë përgjatë viteve të fundit, me luhatje që reflekton përvec prodhimit në vendet e origjinës edhe konsumin në vendin tonë.
Shifrat zyrtare të Ministrisë së Financave tregojnë se këtë vit, deri në në shtator janë importuar dhe kanë shkuar për konsum 7027 ton kafe, sasia më e lartë e konsumuar të paktën në 5 vitet e fundit për të njëjtën periudhë.
Ndërkohë, vetëm në shtator ka kaluar në doganë 870 tonë kafe dhe kjo rritje e kërkesës, lidhet edhe me praninë e turistëve. Por, si rezulton konsumi? Të dhënat tregojn se një shqiptar konsumon mesatarisht 3.1 kg kafe në vit, dhe kjo është sasia më e ulët në rajon, aty ku serbët mbajnë kreun me 5.4 kilogramë kafe për frymë, ndjekur nga boshnjakët me 4.3 kilogramë.
Ndërkohë, kafeja pihet më shumë në vendet Skandinave, me Finlandën që kryeson me 9.1 kilogramë kafe për frymë në vit, ndjekur nga Norvegjia me 7.2 kilogramë për person, ndërsa konsumohet më pak në vendet aziatike, ku kultura e çajit është bërë faktor pengues për të shkuar te kafeja.
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal