Enver Robelli: Duhet debat i brendshëm dhe jo kërkesa populiste “do padisim Serbinë për gjenocid”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e tij do të përgatisë padi kundër Serbisë për gjenocid të kryer gjatë luftës së fundit në Kosovë. Në “Ilva Now”, Enver Robelli, kryeredaktor i gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger”, e paraqiti të vështirë dorëzimin e një padie të tillë.
Ai tha se kjo çështje duhet të kishte më shumë një debat të brendshëm sesa ato që z. Robelli i quajti kërkesa populiste me motivin ‘do të padisim Serbinë’. Ai theksoi se çështja e padisë për gjenocid është serioze dhe mori si shembull Bosnjen, ku vetëm masakra e Srebrenicës është shpallur gjenocid.
“Krahas pengesave reale që ka Kosova për të dorëzuar padinë, mendoj se duhet parë edhe si kanë shkuar gjërat në Bosnje sa i përket padisë për gjenocid. Në rastin e Bosnjes, vetëm masakra e Srebrenicës është shpallur gjenocid dhe nuk është shpallur rrethimi tre-vjeçar i Sarajevës me 11 mijë viktima”, tha z. Robelli.
Z. Robelli tha se për të provuar gjenocidin, duhet të dëshmohet qëllimi i një shteti për të shfarosur një popullsi të tërë. Ai tha se ndërhyrja e NATO-s mund t’i japë argumente palës serbe për të thënë se nuk ka pasur përpjekje për gjenocid.
“Çështja është se me ndërhyrjen e NATO-s kjo përpjekje për gjenocid është evituar dhe e shoh si shumë të rrezikshme këtë çështje është sepse po vendosi një Gjykatë që nuk ka pasur gjenocid por ka pasur një përpjekje për shfarosje të një popullsie e cila është ndërprerë nga ndërkombëtarët, kjo mund t’i kthehet Kosovës si boomerang”, u shpreh z. Robelli.
LEXONI GJITHASHTU:
- Analistët gjykojnë si thelbësore vendosjen në dialogun me Serbinë njohjen e Kosovës
- Adri Nurellari: Kurti po tenton dialog me Serbinë me ide të shteruara
- Akri Çipa analizon mundësinë që ka Kosova për të paditur Serbinë për gjenocid
- Dialogu Kosovë-Serbi, Robelli: Përfshirja e SHBA mund të përshpejtojë një “zgjidhje të kënaqshme”
- Donika Emini i cilëson konfuze qëndrimet e ministres së Jashtme të Kosovës
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 15:51 Incident në Policinë e Shtetit, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës pezullohet pasi u përplas me drejtuesen e Burimeve Njerëzore
- 15:50 Rusia sërish kundër Evropës, Zakharova: Vendet evropiane po pengojnë arritjen e paqes në Ukrainë
- 15:43 Rubio: Vendet e Gjirit kundër tarifave në Hormuz
- 15:36 Fermerët e Korçës thirrje qeverisë: Na ndihmoni të sigurojmë prodhimet
- 15:19 Gazetari shqiptar në SHBA tregon historinë e Goxhajt në luftën e Kosovës: Dokumenti t’i nënshtrohet ekspertizës
- 14:45 Rama shpall ‘non grata’ një nga protestueset nga Kosova, Ikballe Huduti