Hapet rruga e re që lidh shtetet baltike me Poloninë në kohë tensionesh me Rusinë

21 Tetor 2025 | 09:16

Polonia dhe fqinjët e saj baltikë kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur disa dronë të dyshuar rusë hynë në territorin polak dhe avionë luftarakë rusë kaluan në hapësirën ajrore të Estonisë në shtator.

Një rrugë e rëndësishme që lidh tre shtetet baltike me Poloninë u hap të hënën në një kohë tensionesh në rritje midis Evropës dhe Rusisë.

Rruga, e njohur si Via Baltica, do të kalojë nëpër një rrip të ngushtë toke midis Bjellorusisë dhe enklavës ruse të Kaliningradit të quajtur Hendeku Suwalki, i cili shpesh është përshkruar si një objektiv i mundshëm nëse Rusia do të sulmonte NATO-n.

Në një ceremoni inaugurimi në kufirin midis vendeve të tyre të hënën, presidenti polak Karol Nawrocki dhe presidenti lituanez Gitanas Nauswda thanë se rruga ishte korridori më i rëndësishëm i rajonit dhe theksuan rolin e saj në mbrojtjen e rajonit.

Trupat e NATO-s mund të lëvizin më shpejt në ndihmë të vendeve baltike duke përdorur Via Baltica.

“Kjo rrugë ka një qëllim të dyfishtë – do të ndihmojë ekonominë tonë dhe do të forcojë aftësitë mbrojtëse të rajonit tonë”, tha Nawrocki.

Polonia dhe fqinjët e saj baltikë kanë qenë në gatishmëri të lartë që kur disa dronë, që mendohet se janë nga Rusia, hynë në territorin polak dhe avionë luftarakë rusë kaluan në hapësirën ajrore të Estonisë në shtator.

Rruga Via Baltica, me gjatësi 970 kilometra, fillon në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, dhe kalon nëpër Lituani, Letoni dhe Estoni, ku përfundon në Talin.

Ndërtimi i seksionit polak të Via Baltica zgjati më shumë se 10 vjet dhe kushtoi më shumë se 11 miliardë zloty (2.6 miliardë euro), nga të cilat pothuajse 1 miliard euro erdhën nga fondet e Bashkimit Evropian.

Është pjesë e rrugës evropiane E67, e cila lidh Finlandën me Republikën Çeke.

Autostrada A5 me katër korsi që lidh Kaunasin, qytetin e dytë më të madh të Lituanisë, me Suwalkin në Poloni është gjithashtu pjesë e Via Baltica.

Disa pjesë në veri të Via Baltica janë ende vetëm me dy korsi dhe do të zgjerohen më vonë, tha Ministria e Transportit e Lituanisë në një deklaratë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës

Udhëheqësit e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor do të takohen në Tivat të Malit të Zi më 5 qershor. Samiti zhvillohet gjashtë muaj pas samitit...
13:34 | 04/06/2026

Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë

Presidenti i Finlandës, Aleksandar Stub, tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë në konsideratë një zgjerim të konsiderueshëm me 40 shtete anëtare, përfshirë Kanadanë. Duke...
13:22 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026