Polonia zgjat mbrojtjen për refugjatët ukrainas

26 Shtator 2025 | 21:47

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, ka rarifikuar ligjin që zgjat mbrojtjen e përkohshme të refugjatëve ukrainas, por që kufizon mbështetjen, tha zyra e tij më 26 shtator.

Polonia ka mirëpritur më shumë se 1 milion refugjatë ukrainas që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të shtetit të tyre në shkurt të vitit 2022. Shumica e refugjatëve janë gra dhe fëmijë.

Nawrocki kishte vendosur veto në draftin e parë të tekstit që i ishte dërguar nga Qeveria polake në gusht, duke kërkuar që disa nga përfitimet për refugjatët të hiqeshin. Kjo kërkesë rriti shqetësimet në mesin e komunitetit ukrainas, por edhe punonjësit polakë, të cilët u frikësuan se mund të humbasin punën. Qeveria më pas përgatiti një projektligj të ri, të cilin e nënshkroi Nawrocki të premten.

Varshava është mbështetëse e fuqishme e Kievit dhe po ashtu është shtet transit për armët perëndimore dhe ndihmën humanitare që shkon në Ukrainë.

Qeveria polake tha përmes një deklarate se ndryshimet në tekstin e ligjit “do të eliminojnë shkeljet që lidhen me pagesat për familjet”, veçmas për shtetasit ukrainas që nuk jetojnë në Poloni.

Po ashtu, këto ndryshime “do të adresojnë çështjen e banimit të refugjatëve ukrainas të luftës në Poloni”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026