Udhëheqësit evropianë dhe Zelensky: Presion mbi Rusinë deri në arritjen e paqes
Udhëheqësit evropianë janë bashkuar në mbështetje të Ukrainës, pas njoftimit të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për një samit të mundshëm me Presidentin rus, Vladimir Putin, në Budapest.
Starmer, Merz, Macron, Meloni, Tusk, Støre, Stubb, Frederiksen, Presidentja e KE-së Ursula von der Leyen, Presidenti i Këshillit Evropian Costa dhe presidenti Zelensky kanë publikuar një deklaratë të përbashkët mbi situatën në Ukrainë dhe rrugët drejt paqes.
Në këtë deklaratë, udhëheqësit shprehin mbështetjen e tyre të plotë për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, të merituar nga populli ukrainas.
Ata nënvizojnë rëndësinë e ndaljes së menjëhershme të luftimeve dhe propozojnë që vija aktuale e kontaktit të shërbejë si baza fillestare për negociatat paqësore.
Gjithashtu, deklarata thekson përkushtimin e tyre ndaj parimit të paprekshmërisë së kufijve ndërkombëtarë dhe kundërshtimin e çdo ndryshimi të kufijve me forcë.
Udhëheqësit theksojnë se taktikat e zvarritjes nga ana e Rusisë dëshmojnë se Ukraina mbetet pala e vetme serioze për arritjen e paqes, ndërkohë që veprimet e presidentit Putin vazhdojnë të sjellin dhunë dhe shkatërrim.
Në këtë kontekst, ata nënvizojnë nevojën që Ukraina të jetë në pozicionin më të fortë të mundshëm para, gjatë dhe pas çdo armëpushimi.
Për këtë arsye, ata paralajmërojnë rritjen e presionit ekonomik dhe në industrinë e mbrojtjes ndaj Rusisë, deri sa të krijohen kushtet për një marrëveshje paqësore.
Në vijim të kësaj, udhëheqësit informojnë se do të zhvillojnë takime gjatë javës në Këshillin Evropian dhe në kuadër të Koalicionit të Gatishmërisë për të diskutuar hapat e ardhshëm dhe për të forcuar mbështetjen ndaj Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës