Dyshohet se përndiqej nga Jetmir Llanaj, 16-vjeçarja godet policen dhe vetëdëmtohet

21 Tetor 2025 | 14:43

Komisariati i Kamzës ka referuar në Prokurori hetime shtesë për 46-vjeçarin Jetmir Llanaj, i cili akuzohet se ka përndjekur gjatë muajit korrik një 16-vjeçare.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori për 16-vjeçaren, e cila në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëdëmtuar lehtë, me mjet prerës, si dhe ka goditur punonjësen e Policisë, kur po deklaronte për rastin.

Llanaj aktualisht ndodhet në burg që prej 6 marsit, pasi u arrestua nga Policia e Lezhës.

Jetmir Llanaj, akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë, të cilët i dërgonte te bizneset, duke përcjellë mesazhet e tij të kërcënimeve për përfitim pasuror të padrejtë.

Policia bëri me dije se po punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër që dyshohet se ka përndjekur të miturën, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026