Familjet nuk po kërkojnë borxhe por kredi, 95% kanë të paktën një pronë
Familjet shqiptare po i largohet zakonit për të marrë borxh tek të afërmit. Ata po u drejtohen bankave dhe kanaleve të tjera zyrtare, kryesisht për kredi me qëllim blerjen e një prone.
Rreth 95% e familjeve shqiptare zotërojnë të paktën një pronë të patundshme, kryesisht shtëpi banimi, ndërsa 5% nuk kanë asnjë pronë. Në grupin e familjeve huamarrëse, 96% zotërojnë 1 deri në 2 pasuri, kryesisht shtëpi dhe toka.
Në raportin e këtij viti Banka Qendrore konstaton se të ardhurat e familjeve shqiptare kanë shënuar rritje në gjashtëmujorin e parë të vitit, sikundër edhe shpenzimet. Megjithatë, kërkesa për hua ka vijuar të bjerë dhe pesha e familjeve huamarrëse në totalin e popullsisë ka zbritur në nivelin më të ulët të viteve të fundit.
Gjetjet janë publikuar nga Banka e Shqipërisë, e cila konstaton se borxhi nga familjet nuk po kërkohet tek të afërmit. Struktura e huamarrjes po zhvendoset gjithnjë e më shumë drejt kanaleve zyrtaret, ku rreth 70% e huas vjen tashmë nga bankat, ndërsa 30% nga burime joformale si personat fizikë apo huat në mallra.
Sondazhi zbulon se 87% e familjeve huamarrëse raportojnë se kësti i huas ka mbetur i pandryshuar gjatë periudhës dhe aftësia paguese e familjeve shihet në përmirësim.
Por, megjithë përmirësimin e të ardhurave dhe të aftësisë paguese, kërkesa për hua të re ka shfaqur prirje rënëse. Vetëm 36% e familjeve e konsiderojnë mundësinë për të marrë ose rimarrë kredi në 6 muajt e ardhshëm.
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti