Shpërblimi për pensionistët në fundvit me dy ndarje, 10 mijë dhe 20 mijë lekë
Pensionistet do të marrin shpërblim edhe këtë fundvit. Me shumën e dedikuar, qeveria do të përdorë sërish të njejtën skemë si vitin e kaluar, duke ndarë 10 mije dhe 20 mijë lekë, në bazë të përfitimit mujor.
Rreth 721 mijë pensionistë do të përfitojnë bonus në fundvit. Qeveria ka vendosur në dispozicion për këtë qëllim një shumë totale prej 9.4 miliardë lekësh apo 97 milionë eurosh.
Euronews Albania mëson se edhe këtë vit, bonusi do të jetë i diferencuar dhe do të përfitojnë një shumë më të madhe, të moshuarit që marrin pensione më të ulëta.
Kështu më shumë se 511 mijë pensionistë, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare, të cilët marrin më pak se 20 mijë lekë në muaj, do të shpërblehen me 15 mijë lekë. Ndërsa, 210 mijë pensionistët e tjerë, që marrin një pension mbi 20 mijë lekë në muaj do të marrin bonus 10 mijë lekë.
Kjo skemë është përdorur edhe në dhjetor 2024, ndërsa bonusi i pranverës 2025 ishte në nivelin 10 mijë lekë për pensionet deri në 20 mijë lekë dhe 5 mijë lekë për pensionet mbi 20 mijë lekë.
LEXONI GJITHASHTU:
Tregu i punës në vështirësi, papunësia në Shqipëri mbetet sfidë
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Qeveria miraton garancinë sovrane, 5 miliardë lekë mbështetje për fermerët dhe bizneset e vogla
- 22:30 Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente
- 22:19 Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike
- 22:06 Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike
- 21:27 Gazetarja sjell detajet nga Roskoveci, nesër ceremonia mortore për Kosta dhe Belere Plakun
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës