Rama: Bashkitë të përcaktojnë zonat për “paketën e maleve”, procesi po vonohet
Kryeministri Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme kryetarët e bashkive, ku ka shpjeguar funksionimin e “paketës së maleve” dhe qëllimin e saj për të lehtësuar investimet në zonat malore.
Rama u shpreh se shumë bashki ende nuk kanë përcaktuar zonat ku mund të zbatohet kjo paketë, duke theksuar se vonesa po ndodh pikërisht në hapin më të thjeshtë të procesit.
Ai u kërkoi drejtuesve vendorë të dërgojnë hartat me zonat përkatëse, për të mundësuar nisjen e projekteve ku u vendosi si ultimatum datën 31 tetor të këtij viti.
“Paketa e maleve i jep mundësinë çdo pronari të toke të vijë në bashki dhe të kërkojë ndërtimin e një agroturizmi apo ferme. Kjo paketë është bërë për të ndihmuar ata që duan të investojnë në tokën e të parëve, por nuk kanë dokumentacionin përfundimtar. Nëse toka nuk është në territor të kontestuar, personi mund t’i drejtohet ministrisë përkatëse me projektin dhe merr një kontratë me vlerë simbolike – një euro – për ta zhvilluar,” tha Rama.
Sipas tij, kjo kontratë u mundëson investitorëve të përfitojnë edhe mbështetje nga fondet vendase dhe europiane, duke shmangur burokracitë dhe vonesat administrative.
“Ajo që nuk kemi pritur, është që procesi të ngecë pikërisht në hapin tuaj – përcaktimin e zonave. Duhet t’i dërgoni qeverisë hartat për zonat ku mund të zbatohet paketa e maleve, duke përjashtuar vetëm ato që janë zona të mbrojtura,” – shtoi kryeministri, duke u kërkuar bashkive të veprojnë menjëherë.
Rama theksoi se qëllimi i “paketës së maleve” është të nxisë zhvillimin ekonomik dhe turizmin në zonat rurale e malore, përmes një procedure të thjeshtë dhe pa burokraci.
LEXONI GJITHASHTU:
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta