Rama ndan hartën e “Paketës së Maleve”: 787 aplikime në 5 ditë
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të mërkurë një hartë që tregon shpërndarjen e aplikimeve për “Paketën e Maleve”, një nismë që synon zhvillimin e zonave malore në vend.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë njoftoi se në vetëm pesë ditë janë regjistruar 787 aplikime nga fermerë dhe banorë të zonave të larta, të cilët kërkojnë të përfitojnë nga mbështetja për të zhvilluar bujtina, agroturizëm, hotele malore, ferma apo linja agropërpunimi.
“Kjo është një hartë frymëzuese e aplikimeve për Paketën e Maleve, ku në vetëm 5 ditë numërohen 787 aplikantë. Të gjithë emigrantët, posaçërisht, por edhe ata që jetojnë në Shqipëri dhe duan të rihapin derën e shtëpisë së të parëve në mal, janë të ftuar të aplikojnë dhe të ndërtojnë me leje, duke përfituar nga mbështetja e qeverisë dhe linja e kredisë së butë të Bankës së Shqipërisë”, shkruan Rama.
Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.
Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve