Çfarë duhet të dini për “Paketën e Maleve”, si bëhen aplikimet

15 Korrik 2025 | 15:08

Janë hapur tashmë prej pak ditësh aplikimet për Paketën e Maleve. Pas miratimit në Kuvend dhe botimit në Fletoren Zyrtare, tashmë ka nisur zbatimi i ligjit nga i cili parashikohet të mbështeten 500 projekte që do të përfitojnë lehtësi fiskale.

Thirrjen për të aplikuar e ka bërë Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, e cila shkruan se fituesit në këtë nismë do të përjashtohen nga taksat për 10 vite.

Përmes “Paketës së Maleve” synohet: zhvillim i qëndrueshëm i ekonomisë rurale; promovimi i produkteve “Made in Albania”; lehtësi procedurash për pronësinë dhe ndërtimin; politika fiskale stimuluese dhe zgjerim i hartës turistike.

Nisma për “Paketën e Maleve” përmes projektit “Investo në tokën tënde”, synon të ofrojë një qasje realiste për tërheqjen e investimeve në zonat malore të vendit, falë politikave të reja të mbështetjes kundrejt investitorëve.

Paketa synon të krijojë një ekuilibër në zhvillimin e qëndrueshëm të aktiviteteve ekonomike të turizmit malor, bujqësisë, industrisë dhe inovacionit të lidhur me ekosistemin e këtyre zonave, bazuar në mbrojtjen e peizazhit natyror, ruajtjes së trashëgimisë kulturore, kulturës dhe identitetit lokal në këto zona të shpallura me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026