Rusia: Sanksionet e BE-së dhe SHBA-së nuk do të funksionojnë

23 Tetor 2025 | 13:12

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar këtë të enjten ndaj sanksioneve të SHBA-së dhe BE-së, duke thënë se këto sanksione funksionuan kundër vetë bllokut dhe se elitat e BE-së nuk mund ta pranoj që sanksionet e tyre nuk do të funksionojnë.

Vendet e BE-së miratuan zyrtarisht të enjten paketën e 19-të të sanksioneve kundër Rusisë për luftën e saj kundër Ukrainës, që përfshin edhe ndalimin e importeve të gazit natyror të lëngshëm rus.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se sanksionet energjetike të SHBA-së ishin jashtëzakonisht “kundërproduktive” për gjetjen e paqes në Ukrainë.

Synimet ruse në Ukrainë mbeten të pandryshuara dhe shkaqet rrënjësore të konfliktit duhet të zgjidhen, u tha gazetarëve në Moskë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova .

SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Rosneft dhe Lukoil, dy kompanive më të mëdha të naftës në Rusi, ndërsa administrata Trump rriti presionin mbi Kremlinin për të negociuar përfundimin e luftës së saj kundër Ukrainës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë

Rusia pretendoi të dielën se forcat e saj kanë pushtuar dy vendbanime në Ukrainën juglindore dhe kanë shkatërruar dy avionë luftarakë ukrainas MiG-29 gjatë 24...
13:02 | 28/06/2026

SHBA-Iran shkëmbejnë sulme, Trump: Teherani nuk do ekzistojë më

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ndaj Iranit, pas sulmit me dron që Republika Islamike kreu ndaj një anijeje me flamur panamez në...
12:19 | 28/06/2026

Vijojnë kërkimet për të mbijetuar nga tërmetet në Venezuelë, bilanci i viktimave 1.430

Bilanci i viktimave të tërmeteve që më herët gjatë javës tronditën Venezuelën ka shkuar në 1.430 persona, teksa skuadrat e shpëtimit vijojnë kërkimet për të...
12:17 | 28/06/2026