Sigurimi i makinave, sistemi bonus-malus hyn në fuqi nga 1 janari 2026
Duke nisur nga viti i ardhshëm, pagesat e sigurimit të makinës do te diferencohen. Shoferët që bëjnë aksidente do paguajnë një çmim më të larte për kartonin, ndërsa ata me sjellje të mirë do te paguajnë më pak.
Nga 1 janari i vitit të ardhshëm, vlera e siguracionit që do të paguajmë për automjetet do të varet nga sjellja e drejtuesit në rrugë. Kjo do të thotë se ata që kanë bërë aksidente do të paguajnë më shumë, dhe nëse rastet e dëmeve në nivel vendi janë 4 apo 5%, kjo do të thotë se kjo kategori do të penalizohet, dhe të tjerët do të marrin bonus.
Sistemi i ri që aplikohet në Europë, synon të “penalizojë” makinën, edhe kur në rastin e një aksidenti, drejtues nuk ka qenë pronari. Në përllogaritjen e primit të sigurimit, përveç historikut të aksidenteve do të merret në konsideratë edhe fuqia motorike, mosha e shoferit, eksperienca e tij në drejtimin e makinës, përdorimi i mjetit, qarku i regjistrimit të mjetit si dhe vjetërsia e makinës.
Moshat e reja, përvoja e ulët apo makina e vjetër konsiderohen të gjithë rreziqe që shtrenjtojnë siguracionin. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare e ka miratuar tashmë rregulloren e re për llogaritjen e primit të sigurimit, ku çmimet që drejtuesit e mjeteve do të paguajnë për sigurimin e detyrueshëm do të diferencohen bazuar në disa faktorë risku.
Sigurimi i automjeteve është përbën aktualisht pjesën dërrmuese të tregut të sigurimeve. Sipas të dhënave rë AMF-së, 69.5% e tregut përbëhet pikërisht nga sigurimi i makinave që është i detyrueshëm me ligj dhe vetëm 16.5% nga sigurimi i pronës dhe 14% nga sigurimi i jetës dhe shëndetit.
Kroçiera “Nautica” mbërrin në Portin e Durrësit me 665 turistë në bord
Dy automjete përfshihen nga flakët gjatë natës në Elbasan, nisin hetimet
Aksident në Novoselë, përplasen një makinë dhe një motor, plagoset drejtuesi i motomjetit
- 14:58 “Ju lutem, një ambulancë!” Pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar (VIDEO)
- 14:45 Rrëzohet një avion në Francë, humbin jetën 11 persona
- 13:59 “The Albanian Files”/ Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: E trajton Shqipërinë si Sulltanatin e tij
- 13:32 Shifrat e pabesueshme të Messit
- 13:05 9 ekipe afrikane arrijnë në fazën eliminatore të Kupës së Botës FIFA 2026
- 13:02 Rusia pretendon se ka pushtuar dy vendbanime të tjera në Ukrainë