Racizmi gjatë ndeshjes, Aston Villa: Do denoncojmë KF Skënderbeun në UEFA

23 Tetor 2025 | 17:57

Aston Villa përmes një njoftimi ka konfirmuar se do ta denoncojë KF Skënderbeun në UEFA. Klubi në njoftim bën me dije se denoncimi ka të bëjë me racizmin që hasën lojtarët dhe stafi nga një pjesë e mbështetësve të klubit shqiptar gjatë ndeshjes së UEFA Youth League  të zhvilluar në Korçë.

Aston Villa theksoi se nuk e pranon këtë lloj sjelljeje dhe e dënon të gjitha format e tjera të abuzimit në termat më të ashpra të mundshme. Racizmi u raportua ndaj një numri lojtarësh të Villas në fushë nga tifozët që po e shikonin ndeshjen. Mbrojtësi Leon Routh iu përgjigj gjithashtu një numri komentesh që ishin lënë në internet pas përfundimit të ndeshjes.

Routh postoi një përgjigje në Instagramin e tij ndaj komenteve në rrjetet sociale të klubit që përdornin emoji majmunësh, duke thënë se “nuk kishte vend për këtë (racizëm) në lojë”.

Siç është procesi i zakonshëm pas ndeshjeve, organi disiplinor i UEFA-s do të vlerësojë raportet përpara se të vendosë për ndonjë veprim që duhet të ndërmarrë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor

U zhvillua këtë të mërkurë mbledhja e radhës e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale. Gjatë mbledhjes, Partia Demokratike kërkoi shtyrjen e afatit të...
14:37 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shuma”, duke arrestuar tre persona të dyshuar për tentativën e grabitjes së një 70-vjeçari në fshatin Borsh....
12:58 | 15/07/2026