Osmani: Është koha që Ballkani Perëndimor të shihet si potencial e jo si barrë

23 Tetor 2025 | 19:08

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është koha që rajoni i Ballkanit Perëndimor të shihet nga Bashkimi Evropian si potencial e jo si barrë.

Gjatë një bashkëbisedimi në një universitet në Berlin, Osmani tha se procesi i zgjerimit të BE-së duhet të shihet si domosdoshmëri strategjike e vetë bllokut evropian dhe jo të varet nga çështjet politike që kanë shtetet individuale.

“Mendoj se zgjerimi duhet të shihet nga një pikëpamje më e gjerë. Nëse e shihni Ballkanin Perëndimor si rajon, mendoj se është koha që ne të shihemi si potencial e jo si barrë”, tha Osmani.

Ajo u pyet lidhur me një propozim të paraqitur së voni që shtetet e reja anëtare mund të pranoheshin, nuk do të kishin të drejta të plota si dhe nëse e përkrah heqjen e fuqisë së vetos brenda Këshillit të BE-së.

Ajo tha se e favorizon këtë sepse, shtoi, “kemi parë shpesh kur një vend anëtar bllokon vullnetin e gjithë BE-së”.

Presidentja e Kosovës tha se BE-ja duhet ta shohë Ballkanin Perëndimor si potencial, pasi rajoni, sipas saj ofron tri potenciale të rëndësishme: potencialin njerëzor, atë ekonomik dhe atë të sigurisë

“Sa më shumë që rajoni ynë lëvizë drejt BE-së, aq më shumë do të ketë paqe dhe siguri. Dhe kjo është e mirë për gjithë BE-në dhe kontinentin”, tha Osmani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pogradeci mirëpret edicionin e 16-të të Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë

Ka ngritur siparin në Pogradec edicioni i 16-të i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Për pesë ditë me radhë, në kinemanë e qytetit do...
18:12 | 27/06/2026

Fenomeni i bullizmit, të rinjtë e Libohovës japin shfaqje teatrale sensibilizuese

Në Qendrën Kulturore të Libohovës një grup të rinjsh u prezantuan shfaqjen sensibilizuese “Ti themi jo bullizmit”. Kjo pjesë teatrore ishte një krijim origjinal i...
18:09 | 27/06/2026

Ujërat e zeza ndotin plazhin në Shkëmbin e Kavajës, pushuesit kërkojnë ndërhyrje

Bregdeti i Durrësit po pret çdo ditë e më shumë pushues vendas, turistë të huaj dhe bashkatdhetarë. Megjithatë, përtej promovimit që i bëhet në arenën...
17:58 | 27/06/2026