“California” e artistit francez, piktura më e madhe monokrome del në ankand
Një nga veprat më të mëdha dhe më të rralla të artistit francez Yves Klein, “California (IKB 71)”, do të dalë në ankand nga shtëpia e njohur Christie’s.
Me përmasa katër metra të gjera dhe gati dy metra të larta, kjo është piktura monokrome më e madhe e artistit që ndodhet ende në pronësi private, ka bërë të ditur Christie’s.
Klein, i cili ndërroi jetë në vitin 1962 në moshën vetëm 34-vjeçare, u bë i famshëm për ngjyrën e tij të patentuar ultramarine, të njohur si “International Klein Blue” (IKB) — një përzierje unike rrëshire sintetike, mat dhe pigmenti, që u bë simbol i stilit të tij.
Sipas Christie’s, artisti e realizoi pikturën “California” në fillim të vitit 1961, pak para udhëtimit të tij të parë dhe të fundit në Shtetet e Bashkuara për ekspozitat në Nju Jork dhe Los Angeles. Në këtë vepër, Klein kishte ngjitur një mori guralecash të vegjël në sipërfaqe, duke i dhënë pikturës teksturë dhe pamje që ngjason me “shtratin e detit poshtë humnerës blu të një oqeani”.
Klein kishte theksuar se asnjë prej pikturave të tij monokrome nuk ishte e njëjtë, por secila kishte “një thelb dhe atmosferë krejt të ndryshme”.
Në vitin 2013, një tjetër vepër e tij, një skulpturë në formë luleje me sfungjerë blu, u shit për 22 milionë dollarë në ankandin e Sotheby’s në Nju Jork, duke vendosur rekordin më të lartë për një vepër të Klein. Artisti kishte treguar se frymëzimi për këtë vepër, të titulluar “Skulpturë éponge bleue sans titre”, kishte lindur nga bukuria e ngjyrës blu që vërente në sfungjerët e përdorur në studion e tij gjatë procesit të pikturimit.
Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
Mblidhen protestuesit e parë para Kuvendit, deputetët e PS hyjnë 30 minuta më herët (VIDEO)
Arrestohet shqiptari në Britani, la fëmijët vetëm në shtëpi për të takuar një 14-vjeçare që kishte njohur në internet
- 10:23 NASA publikon pamjet nga hapësira: 59 mijë ndërtesa të dëmtuara në Venezuelë nga tërmetet, 16,000 të pastrehë
- 10:19 Dy punonjës të 313-ës humbin jetën për shkaqe shëndetësore, reagon Drejtoria e Burgjeve
- 10:18 Festë kombëtare në Paraguai pas eliminimit të Gjermanisë
- 10:10 Eksperti i astronomisë: Asteroidi më i rrezikshëm që do t’i afrohet Tokës në vitin 2028
- 10:06 Polemikat me Trump, Meloni: Nuk jam antiamerikane, por as e gjunjëzuar
- 10:04 Rubio: Do rivendosim unitetin në Libi