Abuzimet me emrat e rrugëve/ Autoriteti i Dosjeve kërkon t’i merret miratimi
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit apelon që gjatë vendosjes së emrave të figurave historike në rrugët, sheshet dhe mjediset e tjera publike të merret miratimi i tij. Në vite janë evidentuar abuzime përsa i përket vendosjes së këtyre emërtesave ndërsa personalitetet e propozuar për shkak të dritëhijeve historike janë shoqëruar me debate në opinionin publik.
“Kjo vjen me rezolutat europiane por edhe shqetësimin e të përndjekurve politikë të cilët kanë shprehur shqetësimet përkatëse në institucionet e të drejtave të njeriut siç është rekomandimi i Avokatit të Popullit që ka bërë në lidhje me korrektësinë që duhet të ketë pushteti vendor për verifikimin e pastërtisë së këtyre figurave me emra simbolesh,data të personave që kanë qenë në rregjimin komunist”, tha Skënder Vrioni, Anëtar i Autoritetit.
Aktualisht Autoriteti i Dosjeve ka nisur një proces konsultimi me institucionet publike në të gjithë vendin për vendosjen e standardeve në përzgjedhjen e emërtesave të rrugëve,shesheve etj.
“Fillimisht ata të na drejtohen me kërkesë dhe të kryejnë së pari evidentimin e rasteve të përdorimit të emërtimeve të shesheve publike apo të rrugëve, me data dhe simbole të rregjimit komunist, të fillojë ndryshimin e këtyre emërtimeve të rrugëve që janë në kohë për ta bërë këtë punë dhe ti drejtohen Autoritetit me kërkesë”, shtoi Skënder Vrioni.
Në mjaft raste emërtesat e rrugëve dhe shesheve publike me emrat e figurave historike dhe personaliteteve të njohur kanë nxitur debate të shumta.
Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
Pas orësh negociatash me RENEA-n, 35-vjeçari qëllon veten në automjet
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta