Turneu në Azi, Trump: Me Kim Jong Un shkoj mirë, jam 100% i hapur për takim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tha gazetarëve pak para se avioni i tij të nisej për turneun e tij në Azi se do të donte të takohej me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
“Do të doja, ai e di si do të shkojmë,” tha Trump.
Ai më tej shtoi se me Kim Jong Un shkon shumë mirë me të. Trump theksoi se është 100 për qind i hapur për mundësinë e bisedimeve dypalëshe.
Të dy udhëheqësit u takuan për herë të fundit në vitin 2019. Disa orë më parë, një zyrtar i administratës tha në kushte anonimiteti se asnjë takim i tillë nuk ishte përfshirë në axhendën e turneut të republikanit.
Trump u largua nga Uashingtoni të premten në mbrëmje për një udhëtim pesëditor në Malajzi, Japoni dhe Korenë e Jugut, i pari i tij në rajon që kur mori detyrën në janar.
Trump pritet të takohet me Xi Jinping në ditën e fundit të udhëtimit të tij për të nënshkruar një marrëveshje që do t’i japë fund luftës tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje