Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet shoferi i autobusit në Kapshticë (EMRI)
Një shofer autobusi është arrestuar nga policia kufItare në Kapsthticë. 54-vjeçari, Niko Zekolli u prangos pasi u kap duke kontrabanduar veshje nga Greqia.
Sipas policisë veshjet kapin vlerën e 100 mijë euro. Shoferi akuzohet për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Policia ka sekuestruar veshjet të cilat nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje.
“Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë.Policia Kufitare intensifikon kontrollet për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi. Goditet një tjetër rast i kontrabandës. Kontrabandoi veshje nga Greqia, arrestohet në flagrancë, gjatë transportimit të tyre, 54-vjeçari, shofer autobusi.
Sekuestrohen veshjet e kontrabanduara, që kapin vlerën rreth 100 mijë euro. Në vijim të kontrolleve sistematike dhe atyre të bazuara në informacionet policore të marra në rrugë operative, shërbimet e DVKM Korçë, në hyrje të RSh-së, në PKK Kapshticë, kaluan për kontroll në vijën e dytë autobusin me drejtues shtetasin N. Z., 54 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, Korçë.
Nga kontrolli, në autobusin që ky shtetas drejtonte, janë gjetur veshje të dyshuara të kontrabanduara nga Greqia, pasi nuk ishin të pajisura me fatura blerjeje. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi N. Z., 54 vjeç, për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.
LEXONI GJITHASHTU:
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet