Goditet një rast kontrabande në Kukës, arrestohet 53-vjeçari nga Kosova
Vijojnë kontrollet intensive të Policisë Kufitare për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme në zonën kufitare me Kosovën. Një 53-vjeçar nga Rahoveci ka rënë në prangat e Policisë pas kalimit të paligjshëm të kufirit dhe transportimit të mallrave ushqimore pa dokumentacion të rregullt.
Sipas burimeve zyrtare, shërbimet e Policisë Kufitare në Shishtavec kanë ndaluar në fshatin Pakisht një automjet tip kamionçinë, që drejtohej nga shtetasi S. V. Gjatë kontrollit, në mjet u gjetën produkte ushqimore të pa shoqëruara me faturë tatimore, të cilat dyshohet se ishin futur kontrabandë në territorin shqiptar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, 53-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprat penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”. Automjeti dhe mallrat e sekuestruara janë marrë në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.
LEXONI GJITHASHTU:
- PAMJE/ Ndërtime pa leje në Tropojë dhe Kukës, një i arrestuar dhe 3 të proceduar
- Kukës: Në pranga 32-vjeçari nga Kosova, policia i gjen çantën me drogë në kufi
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë