Kukës: Në pranga 32-vjeçari nga Kosova, policia i gjen çantën me drogë në kufi

28 Gusht 2025 | 12:53

Policia Kufitare në Morinë ka vënë në pranga një 32-vjeçar nga Kosova, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të kalonte kufirin me një çantë që përmbante lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Shtetasi B. S., pasagjer në një automjet tip “BMW”, u kontrollua në vijën e dytë në hyrje të Shqipërisë, ku shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën çantën me drogë, e cila u sekuestrua si provë materiale. Ai u arrestua për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe materialet iu referuan Prokurorisë nga DVP Kukës.

Ndërkohë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës kanë referuar materiale në Prokurori për dy shtetas të tjerë:

  • N. A., 59 vjeç, banues në Shtiqen, për vendosje të targave të një automjeti tjetër në mjetin e tij.

  • A. G., 27 vjeç, banues në Kosovë, për pengim të lëvizjes së lirë në rrugë, pasi kishte parkuar automjetin në mënyrë të parregullt.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS

Gazetari Reldar Dedaj i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në Asamblenë...
22:16 | 17/07/2026

“PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me situatën në Partinë Demokratike....
21:45 | 17/07/2026

Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana e ftuar këtë të premte në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur...
21:28 | 17/07/2026