Dhunoi së bashku me disa persona 38-vjeçarin në Vlorë, shpallet në kërkim i riu

25 Tetor 2025 | 10:15

Një 28-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia në Vlorë. Sipas njoftimit të policisë i riu së bashku me disa persona të tjerë dhunuan me grushte dhe sende të forta një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në lagjen “Uji i Ftohtë”. Policia po punon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në dhunimin e 38-vjeçarit. Policia e Vlorës gjithashtu ka proceduar edhe një 30-vjeçari i cili qarkullonte me armë gjahu pa leje.

“Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin J. B., 28 vjeç, banues në Orikum, pasi më datë 24.10.2025, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në bashkëpunim me disa persona të paidentifikuar, ka goditur me grushta dhe sende të forta shtetasin E. F., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital është larguar për në banesë. Vijon puna për kapjen e shtetasit J. B., identifikimin e të gjithë personave të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. Gj., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor se posedonte në automjet një armë gjahu pa leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026