Aksident në superstradën Lezhë–Shkodër, plagosen pesë persona, mes tyre një fëmijë

25 Tetor 2025 | 20:00

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në superstradën Lezhë–Shkodër, në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.

Në aksident janë përfshirë tre automjete ndërsa si pasojë e përplasjes, pesë persona kanë mbetur të plagosur, përfshirë një fëmijë.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lezhës, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Qarkullimi në këtë segment rrugor është vështirësuar përkohësisht, por po normalizohet gradualisht.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari në Kuvend: Policia vepron sipas ligjit, opozita të distancohet nga dhuna dhe personat me kapuç

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, iu përgjigj në seancë plenare interesit të deputetëve të opozitës lidhur me mjetet e përdorura nga Policia e...
12:08 | 23/07/2026

Protesta jashtë Parlamentit, shoqërohen 5 persona. Momenti kur policia merr protestuesen (VIDEO)

Policia e Shtetit ka intensifikuar ndërhyrjet në terren, duke kryer një tjetër shoqërim pranë godinës së Parlamentit. Pak kohë pas shoqërimit të protestuesit të parë,...
11:58 | 23/07/2026

Tabaku: Provoni të shkoni në protestë, Balla: Kuvendi duhet të dënojë ashpër dhunën kundër policisë

Deputetja demokrate, Jorida Tabaku gjatë fjalës së saj në Kuvend ka komentuar lidhur me masat e marra për protestën që po zhvillohet para Parlamentit. Ajo...
11:53 | 23/07/2026